Engel: Të gjithë ata që kanë kryer krime të luftës në Kosovë, pa marrë parasysh etninë, duhet të dalin para drejtësisë

Pas raportimeve të mediave, se trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99, janë gjetur në një varrezë masive në Serbi afër kufirit me Kosovën, ka reaguar Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, sipas të cilit çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë, transmeton “Kosovo Insights”.

“Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë”, ka theksuar Engel.

“Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të (fushatës së) Millosheviqit për pastrim etnik në Kosovë”, ka potencuar Engel.//Kosovo Insights