Eredivisie e mbyll zyrtarisht sezonin

Ajaxit i është mohuar titulli i kampionit në Eredivisie, pasi drejtuesit kanë marr vendim që renditja aktuale do të njihet si përfundimtare.

Eredivisie ka përfunduar sezonin pasi kryeministri Mark Rutte deklaroi se të gjitha ndeshjet sportive janë të ndaluara deri në shtator.

Si rezultat, tabela aktuale është bërë përfundimtare, megjithëse Ajaxit nuk do t’i jepet titulli.

Vendimi për të finalizuar tabelën u mor pasi UEFA i kërkoi federatës holandeze të ruaj renditjen aktuale për të vendosur se cilat ekipe do të luajnë në garat evropiane.

Ajax do të shkojë direkt në raundin e fundit të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se ka pikë të barabarta me AZ Alkmaar të cilët do të hyjë në raundin e dytë të kualifikuesve të Ligës së Kampionëve.

Feyenoord , ndërkohë, do të shkojë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, pasi ishin në vendin e tretë, ndërsa PSV dhe Willem II do të hyjnë në Ligën e Evropës në raundin e tretë dhe të dytë të kualifikuesve.

Për më tepër, ADO Den Haag dhe RKC Waalwijk do të qëndrojnë në Eredivisie edhe sezonin e ardhshëm, pasi federata holandeze vendosi të mos promovojë ose largojë asnjë skuadër bazuar në rezultatet e këtij sezoni.

Vendimi u mor nga KNVB të premten pas një votimi pasi federata deklaroi se nuk kishte mundësi për të rritur ligën në 20 ekipe.

Me vendimin, Cambuur dhe De Graafschap do të qëndrojnë në divizionin e dytë edhe pse ishin në rrugën e duhur për promovim në Eredivisie. //KosovoInsights