Erërat e dëmshme dhe pluhuri Saharasë përfshijnë edhe Kosovën

Gjatë ditës, sot në Kosovë ajri nuk është i pastër dhe ështëi dëmshëm për shëndetin, saktësisht janë vërjetur shumë grimca të pluhurit me madhësi PM 2.5 dhe PM 2.10.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ajri i dëmshëm është për shkak të situatës së motit në tërë vendin tonë.

Që nga nata e mbrëmshme, erërat e forta po mbizotërojnë në gjithë Kosovën duke bërë që të shkaktohet shumë pluhur.

Pluhuri i Saharasë në drejtim të Europës

Sipas AMMK-së ky pluhur ka ardhur nga Saharaja në Europë dhe ka përfshirë edhe Kosovën. – përcjellë Kosovo Insights.

“Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Europën dhe që manifestohet kryesisht me praninë e grimcave të pluhurit në ajër”, thuhet në njoftimin e AMMK.

Gjithashtu ata kanë njoftuar se kjo cilësi e rënduar e ajrit është regjistruar në stacionet në Prishtinë (IHMK dhe Rilindja), Prizren, Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë.

“AMMK sqaron opinionin e gjerë se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve aktuale meteorologjike në të cilat ndodhet vendi ynë. Sipas të dhënave meteorologjike të IHMK, Kosova aktualisht është nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Pluhuri i ardhur nga Sahara në Evropë që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit”, thuhet më tutje në njoftim. //KosovoInsights