Etem Arifi ishte dënuar para seancës ku është votuar Qeveria

Në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka deklaruar se kanë marrë informacion se deputeti Etem Arifi ishte dënuar para seancës ku është zgjedhë Qeveria, ne e kemi dërguar rastin në Gjykatë Kushtetuese, shkruan “Kosovo Insights”.

“Ne kemi marrë informacion se deputeti është dënuar para seancës ku është zgjedhë Qeveria, ne e kemi dërguar rastin në Gjykatë Kushtetuese. Rrjedhimisht, në momentin që ne nuk kemi ditë që është dënuar, kur e kemi marrë vesh që është dënuar, kemi marrë masat tona, e kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Kandidati me vetëdije po i ik deklarimit të tij”, ka theksuar Sallahu.

Sipas tij, 61 është i 120 deputetëve, problemi qëndron këtu, ne nuk kemi pas njohuri më herët çka ka ndodhë, ne jemi të bindur që ka qenë i pavlefshëm kur ka votu.

“61 është i 120 deputetëve, problemi qëndron këtu, ne nuk kemi pas njohuri më herët çka ka ndodhë, ne jemi të bindur që ka qenë i pavlefshëm kur ka votu. Për këtë arsye ne ju kemi adresuar, me pa një veprim i tillë i deputetit me votimin e Qeverisë, kemi të bëjë me ikje për të treguar të vërtetën se ka qenë i dënuar”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ai ka kontribuar me ardhë në Kuvend duke e shkelë ligjin, ne nuk mund të dimë paraprakisht a është i vlefshëm mandati i një deputeti apo jo, ne jemi të bindur prandaj ju jemi drejtuar juve.

“Mandati i tij për bindjen tonë është i pavlefshëm, po ne nuk mund të zbatojmë kritere ligjore për të vërtetuar këtë”, ka theksuar Sallahu.//Kosovo Insights