Faktorizohet edhe më shumë Srpska, LDK-ja i jep edhe zv.Kryeministrin

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së ka thënë që pjesë e koalicionit për qeverinë e re është edhe Lista Serbe, madje Gashi tha që kësaj partie do t`i takoj edhe një zëvdëskryemiminisër.

“Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit, nuk ka kërkim, mëshirë apo diçka, bëhet një koalicion qeverisës, ajo po ashtu e ka e ka vendin e caktuar në institucionet e Kosovës. Njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të jetë zëvendëskryeministër.

Gashi pas mbledhjes së grupit parlamentar ka thënë që brenda dy ditëve të procedojnë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

“Na patëm një mbledhje koordinuese të grupit parlamentar, mbledhja shkoi mirë po presim që me formalizmin e koalicioneve që do të bëhen shumë shpejtë, dmth brenda ditës së sotme dhe nesër të procedojmë me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së Kosovës”, tha ai.