FC Prishtina paralajmëron tërheqjen nga gara

Pas incidenteve me Policinë e Kosovës në ndeshjen kundër SC Gjilanit, janë lënduar treneri Armend Dallku dhe disa lojtarë të tjerë

Në ndeshjen e barazpeshuar që po zhvillohej në Gjilan, një duel mes gardianit të Prishtinës Visar Bekaj dhe sulmuesit gjilanas Gerard Progni, tensionoi ndeshjen pasi që Visar Bekaj u ndeshkua me të kuq

Pas kësaj, Gjilani arriti të shënojë fitore, duke kaluar Prishtinën në klasifikim.

Përfundimi i ndeshjes solli shumë tensione ku mësohet se arbitri është sulmuar nga zyrtarët e Prishtinës me ç’rast ka reaguar Policia e Kosovës duke përdorur edhe gazin llotsjellës.

Ka pasuar edhe reagimi në faqen zyrtare te FC Prishtinës ku njoftojnë për disa lojtarë të lënduar dhe se Prishtina me gjasë do të largohet nga garat.

“FC Prishtina me gjasë, 99% do të tërhiqet nga gara” shkruan nje status i fundit në faqen zyrtare