Fillojnë t’i hapin kafenetë. Policia i arreston disa persona

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka arrestuar disa persona për shkak se kanë hapur restorantet dhe kafenetë, e që është në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Hapja e restoranteve dhe kafeneve është paraparë të nisë në fazën e dytë, nga 18 maji dhe në formatin “merre me vete”.

Ndërkaq, varësisht nga situata epidemiologjike hapja e plotë e tyre pritet të bëhet në fazën e tretë, nga 1 qershori.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se hapje të restoranteve ka pasur në Prishtinë, Dragash, Vushtrri, Skenderaj.

Magjistralja Prishtinë – Gjilan, 11.05.2020 – 20:10.
Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se të njëjtit kishin hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rruga B, Prishtinë, 11.05.2020 – 20:10.
Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Ali Vitia”, Prishtinë, 11.05.2020 – 23:05.
Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr “Ali Vitia”, Prishtinë, 12.05.2020 – 00:15.
Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Dragash, 11.05.2020 – 22:30.
Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

Fsh. Stanofc i Ulët, Vushtrri 11.05.2020 – 00:34.
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nga njësiti policor është hasur brenda në një lokal duke punuar dhe duke shërbyer pije. E dyshuara nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, ndaj të cilës është iniciuar lënda e rastit dhe e njëjta pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr “Ali Gashi”, Skenderaj, 10.05.2020 – 21:00.
Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një kafiteri ishte e hapur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti..

Rr “Ali Gashi”, Skenderaj, 10.05.2020 – 21:30.
Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një restorant në një pompë të derivateve ka punuar, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti.

Skenderaj, 10.05.2020 – 22:00.
Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një restorant në një pompë të derivateve ka qenë i hapur, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti. //KosovoInsights