Fillon konferenca statusore në Gjykatën Speciale kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Ka filluar konferenca statusore në Dhomat e Specializuara sa i përket ecurisë së çështjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi të cilëve iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës, thuhet në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, transmeton “Kosovo Insights”.

Prokurorja e Zyres së Prokurorit të Specializuar ka thënë se ka mbetur që të hetohen një numër i materialeve që i kanë konfiskuar gjatë bastisjeve në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së.

Një numër i këtyre hapave hetimorë mund të kryhen vetëm kur çështja mund të bëhet publike. Një pjesë e materialeve që u morën gjatë këtij kontrollimit dhe do të duhen ndoshta hapa tjerë hetimorë lidhur me atë marial…. Prokuroria përpiqet që nxjerjrja e materialeve të kryehet në një mënyrë që nuk e paragjykon mbrojtjen dhe gjykata të informohet në mënyrën e duhur”, ka theksuar ajo.

Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregojë se me çfarë lloji të provave disponon.

Prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar me material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizual.//Kosovo Insights