Fillon seanca gjyqësore ndaj Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tanimë ka filluar, ai aktualisht është paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara, raporton “Kosovo Insights”.

Gjatë kësaj paraqitje, Krasniqit do ti lexohen akuzat dhe do informohet se brenda 30 ditësh duhet ta deklarojë fajësinë apo pafajësinë në lidhje me to.

Kraniqi akuzohet për krime lufte, njejtë si Thaçi, Veseli e Selimi, të cilët u arrestuan javën e kaluar nga policia EULEX-it.

Tribunali Special, me  arrestimet e fundit ka shkaktuar një tërmet politik në Kosovë kur pas një aksioni disa ditor arrestoi katër prej figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe politikanë të njohur.//KosovoInsights