Fillon seanca ndaj Sali Mustafës në Gjykatën Speciale

Seanca gjyqësore ndaj ish’ushtarit të UÇK’së, Salih Mustafës para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë ka filluar në orën 15:00.

Gjykata Speciale ka bërë publike në version të redaktuar aktakuzën për Salih Mustafën.

Mustafa është arrestuar ditë më parë nga pjesëtarë të EULEX’it derisa është i pari person i akuzuar që është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Përveç krimeve të tjera, ish pjesëtari të UÇK-së, i vihet në barrë edhe akuza për vrasje.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon se këto krime kanë ndodhur në fshatin Zllash, gjatë vitit 1999.//KosovoInsights

Ky është linku i transmetimit live:

https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html