Filmi kosovar fiton çmim në Gjermani

Një lajm shumë i mirë erdhi sot nga Gjermania. Filmi kosovar ‘In Between’ ka fituar çmimin kryesor të filmit të shkurtë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Zv. ministri i kultures Yll Rugova nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, teksa ka uruar të gijthë ekipet

Bëhet fjalë për festivalin GoEast në Wiesbaden.

Regjisori Samir Karahoda e producenti Eroll Bilibani ndjehen të mrekullueshëm me këtë arritje të filmit ‘In Between’.

Ndërkohë , filmi tjetër ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati e ka fituar një çmim tjetër nga televizioni 3sat.

Për fund, vjen edhe shpërblimi i tretë nga More Raca.

Pritet së shpejti edhe publikimi i fituesëve. Për përditësime, Kosovo Insights do t’iu mbajë të informuar. //KosovoInsights