“Financial Times”: Uashingtoni e rrëzoi qeverinë Kurti e cila ishte anti-korrupsion në kërkim të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Gazeta e njohur angleze, “Financial Times” ka rikthyer temën, se si Uashingtoni ka inkurajuar rrëzimin e qeverisë anti-korrupsion të udhëhequr nga tanimë Ish-kryeministri Albin Kurti, në kërkim të një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton “Kosovo Insights”.

Vetëm pse kryeministri Kurti, nuk ishte i interesuar në drejtimin e negociatave me Serbinë duke u shtyrë nga administrata Trump, në pranverë, Uashingtoni inkurajoi rrëzimin e një qeverie anti-korrupsion në Kosovë.

Derisa në muajin shtator, pas një ndryshimi në qeveri në Prishtinë, Donald Trump priti presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy palët ranë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike, raporton “Financial Times”.//Kosovo Insights