Fitore Pacolli i drejtohet Hotit: Kryeministër, çka është reciprociteti?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka marrë fjalën sot në seancën për reciprocitetin e cila po vijon të mbahet.

Ajo i ka përmendur kryeministrit Hoti gjashtë vendet të cilat e implementojnë masën e reciprocitetit.  Ajo ka thënë se vendet demokratike përdorin masat e reciprocitetit.

“Shtetet demokratike përdorin mekanizmin e reciprocitetit për të mbrojtur e avancuar interesat e shtetit dhe të qytetarëve të tyre.” ka thënë Pacolli.

Ajo i ka rradhitur shtetet të cilat implementojnë masat reciproke kundrejt vendeve tjera.

1. Mars 2019, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku i kërkoi Komisionit Evropian që të aplikoj mekanizmin e reciprocitetit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës kjo, pasiqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës aplikojnë viza për shtetasit e Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Polonisë dhe Rumanisë.

2. Shtator 2019, Spanja kërcënon me masa reciproke Britaninë. Nëse Britania nuk garanton të drejta të njëjta për mbi 180.000 spanjollë që jetojnë e punojnë në Britani, do të revokoj të drejtat e mbi 360.000 britanikëve që jetojnë e punojnë në Spanjë.

3. Mars 2019, të shqetësuar për rritjen e shpejtë të Kinës dhe ndikimin e madh të saj në ekonominë botërore, liderët e Gjermanisë dhe Francës kërkojnë më shumë reciprocitet. Gjermania, e cila për pak ditë do të marr kryesimin e Këshillit e BEsë, në draft-dokumentin 24 faqësh thekson se do të ketë më shumë reciprocitet në raport me Kinën. Kjo vjen pas ankesës së kompanive gjermane të cila nuk kanë qasje në tregun e Kinës sic kanë kompanitë kineze në tregun gjerman.

4. Në vitin 2019, Presidenti Amerikan, Trump, i ka kërkuar Kongresit të votojnë Aktin për Reciprocitet në Tregti përmes të cilit ai mund të vendos tarifa të nivelit të njëjtë ndaj shteteve që kanë vendosur tarifa për mallrat amerikane. Është cilësuar se mungesa e reciprocitetit dekurajon eksportet e SHBAsë dhe i vë prodhuesit, fermerët, punëtorët e Amerikës në një disadvantazh konkurrues, kontribuon në rritjen e mëtutjeshme të deficitit tregtar dhe minon prosperitetin ekonomik.

5. Mars 2020, Japonia, si masë për parandalimin e Covid 19 ndalon hyrjen e turistëve nga Kina dhe Korea Jugore. Korea Jugore e zemëruar i përgjigjet me masë të njëjtë, pra reciprocitet.

6. Qershor 2020, Franca dhe Spanja do ti përgjigjen Britanisë me masa reciproke nëse Britania detyron në vet-izolim 14 ditor vizitorët francez e spanjollë.

“Kryeministër, cka është reciprociteti?”

A ka të drejtë Kosova të aplikoj parimin e reciprocitetit? (Nëse jo, a mund të na tregoni cfarë mekanizmi tjetër do të përdorni për të mbrojtur e avancuar interesat e shtetit të Kosovës dhe qytarëve të saj?).

Deputetja Pacooli gjithashtu ka thënë se Avdullah Hoti me vetëdije po e shkel sovranitetin e vendit.

A është reciproviteti e drejtë e shteteve sovrane?
Deri tani kisha përshtypjen që po veproni në këtë formë nga mungesa e pavetëdijes por tani po e kuptojmë e le ta kuptojnë secili që ju me vetëdije të plotë po shkelni sovranitetin e vendit.