Fitore Pacolli shkrin fusnotën në SEECP

Ish-Këshilltari i Ministres së Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka kumtuar lajmin që deputetja e VV, Fitore Pacolli, ka shkrirë fusnotën në SEECP.

Blerim Sallahu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur gjithashtu se Fitore Pacolli kishte tre propozime prej te cilave dy janë miratuar dhe një është në pritje.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSE! i përfaqësuar nga deputetja Fitore Pacolli shkrinë fusnotën në dokumentet e Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Fitore Pacolli, ka paraqitur tri propozime në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore, nga të cilat dy prej tyre janë miratuar, ndërsa një propozim është në pritje të miratimit pas përgatitjes së një dokumenti nga grupi punues përkatës.

Është miratuar që Republika e Kosovës të paraqitet pa fusnotë në deklaratën e SEECP-it.
Është miratuar që Kosova të udhëheq Komisionin Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë dhe Komisionin i Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë, dhe Energji.

Gjithashtu, është vendosur që të hartohet një draft-dokument nga grupi punues ku është e përfshirë edhe deputetja znj. Fitore Pacolli, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, që Sekretariati i SEECP-it të vendoset në Kosovë.

Pas gjithë kësaj punë të suksesshme, falënderojmë znj. Fitore Pacolli, për përfaqësimin e dinjitetshëm të Republikës së Kosovës pa (*) në këtë organizatë ndërkombëtare.” ka shkruar Sallahu. //KosovoInsights