Fitore Pacolli shantazhohet nga Ganimete Musliu

Dita e djeshme ishte jo e zakonshme në Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi gjatë seancës, deputeti Xhavit Ukaj i’u vërsul Vjosa Osmanit dhe u trazua Kuvendi.

Ndërkohë në foltore ishte Ganimete Musliu dhe nuk i kursente fjaltë për deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. – shkruan Kosovo Insights.

“Deputetja Musliu tentoi që përmes një postimi që dikush ka bërë për të në rrjetet sociale të më sulmoj mua. Ajo paska thënë se disa deputetë të Lëvizjes i kanë kërkuar falje. Kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi asnjë lidhje me postimin në fjalë dhe nuk kemi pse t’i kërkojmë falje.” – shkruan Pacolli.

Pacolli thotë se ky nuk ishte sulmi i parë drejtuar ndaj saj nga ana e  Musliut.

“Por, ky nuk është sulmi i saj i parë ndaj meje dhe sinqerisht nuk e di çfarë problemi ka. Unë nuk kam dashur të merrem me sulmet e saj që kanë filluar nga fillimi i mandatit të kaluar e kanë ardhur duke u intensifikuar kohëve të fundit. E kam injoruar! Kam provuar të kuptoj arsyen pse sillet me mua në atë mënyrë. Por, tani mendoj se duhet të flas publikisht!” – shkruan Pacolli

Tutje, Pacolli shkruan që përmes telefonit ajo vazhdon të shantazhohet nga Musliu, transmeton Kosovo Insights.

“Ajo përdor telefonin e saj si mjet shantazhi. Ajo me telefonin e saj më inçizon gjatë tërë kohës. Provon të më shantazhoj sa herë që flas kinse ka video për mua dhe mund ta publikoj në momentin që ajo dëshiron. Këtë e bënë duke ngritur dorën dhe thërret emrin tim duke drejtuar gishtin drejt telefonit të saj. Mendon se më shantazhon me video të tilla. Disa muaj më parë është publikuar një video që më kishte inçizuar përderisa unë isha në sallë duke bërë punën time. Video e publikuar është inçizuar nga vet deputetja Musliu dhe është shpërdarë nga njerëzit e sa e shoqëruar me një tekst fyes.” – shkruan Pacolli. //KosovoInsights

Postimi i Fitore Pacollit: