Fitoren e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani e feston me këngë

Fitores absolute të Vetëvendosjes në Podujevë, i është gëzuar edhe U.d e presidentit, Vjosa Osmani, e cila ka reaguar përmes një kënge në Twitter, duke publikuar duetin e Alicia Keys dhe Brandi Carlile që është publikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, transmeton “Kosovo Insights”.

 

 

Kujtojmë se kjo këngë,ishte publikuar për t’i inkurajuar votuesit që sa më shumë të dalin në zgjedhje.

“Sepse, ti ke zë”, ka shkruar Osmani në Twitter, pa dhënë më shumë komente.

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.

Shpejtim Bulliqi fitojë zgjedhjet pa balotazh.//Kosovo Insights