Në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, forca të shumta policore nga njësia EULEX-it, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, derisa arsyet e shkuarjes ende nuk dihen.
Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.
Ai ishte Ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.//KosovoInsights