Forcohet dollari, euro zhvlerësohet në raport me lekun

Tiranë, 26 qershor – Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, ndërsa euroja u zhvlerësua krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet sot me 110.70 lekë ose 0.08 lekë më shumë se një ditë më parë, ndërsa euro u zhvlerësua lehtë me 0.04 lekë dhe këmbehet me 124.23 lekë.

Në pozita të kundërta në raport me lekun këmbehen sot edhe paundi britanik e franga zvicerane.

Monedha britanike u zhvlerësua me 0.39 lekë dhe këmbehet me 137.32 lekë ndërsa franga zvicerane u forcua me 0.15 lekë dhe këmbehet me 116.83 lekë/ATSH.