Frekuenton një restaurant, Thaçi nuk respekton vendimet e Qeverisë

Presidenti Hashim Thaçi, duket se nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë në detyrë. Ai është parë duke dalur nga një restorant javën e kaluar në qendër të kryeqytetit të Kosovës.

Më 13 mars ekzekutivi në detyrë nxori një vendim ku ndaloi punën në biznese, dhe qarkullimin në to duke përfshirë edhe restorantet.

Këtë nuk e ka mohuar Thaçi kur është pyetur nga gazetarët e kallxo se a ka qenë në atë restorant. Ai tha se nuk i respekton vendimet e ekzekutivit të cilit i prin Albin Kurti por vetëm ato të Institutit të Shëndetësisë Publike.“ Ju e dini që se vendimet e Qeverisë sa i përket pandemisë janë shpallur antikushtetuese dhe nuk kam çka të shtoj më tepër atyre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që i kanë shpallur veprimet e grupit të Kurtit si jo kushtetuese dhe shkeljeje e rënd e Kushtetutës, prandaj unë respektoj këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë e jo vendimet antikushtetuese të grupit të Kurtit dhe të tjerëve”, tha Hashim Thaçi.//KosovoInsights

Video e plotë: