Shkarkimet e sotme nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk kanë të ndalur. Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritet të marrë vendim për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Gjatë ditës sotme është shkarkuar nga detyra kryeshefja e Inspektoratit policor të Kosovës, Miradije Kelmendi. Vendimin për shkarkimin e saj Sveçla e ka marrë pas analizimit të Raportit me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK dhe Raporti i Auditimit për MPB.
“Ky vendim erdhi pas analizës së gjetjeve nga dy raporte: Raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, hartuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës; dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018. Po ashtu kam marrë parasysh edhe letrën e rekomandimeve nga Avokati i Popullit Nr. 683/2019 lidhur me çështjen “Agron Hasanaj kundër Inspektoratit Policor të Kosovës” ka thënë Sveçla.
Por, Xhelal Sveçla pritet të shkarkoj edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Aryset mund të bëhen publike gjatë ditëve në vijim. Për këtë lajm KosovoInsights do të iu mbajë të informuar përmes platformës tonë në Facebook dhe këtij artikulli.