“Fundi i monopolit të Devollëve”

Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Hekuran Murati, ka bërë të ditur se në Komisionin Parlamentar për Infrastrukturë ka kaluar projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim për vetura të reja dhe të vjetra që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.

Sipas Muratit, me këtë pikë po zbatohet vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit të vitit të shkuar, që kishte grumbulluar më shumë se 10 mijë nënshkrime në kërkesën për ndërprerje të homologimit të veturave.

Homologimi ishte ndër çështjet më të diskutuara vitin e shkuar në Kosovë pasi “EuroLab” kishte monopol për homologim në Kosovë.//KosovoInsights