Futbollisti Son gjendet në bazën ushtarake Seogwipo ku po kryen shërbimin ushtarak të detyrueshëm

Sulmuesi jug-korean i Tottenhamit, Son Heung-min është fotografuar duke mbajtur një armë dhe me uniformë ushtarake, gjatë shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Kore të Jugut, shkruan “The Sun”.

Ylli i Tottenhamit aktualisht është në bazën ushtarake në Seogwipo në ishullin Jeju. Sulmuesi 27-vjeçar është duke u mësuar të qes me armë si pjesë e stërvitjeve ushtarake.

Ylli është fotografuar duke mbajtur armën, po ashtu edhe veshjen e kamuflimit dhe helmetën anti-plumb.

Ai po ashtu është ekspozuar ndaj gazit lotsjellës, ndërsa ka përfunduar edhe stërvitjet kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare.

Po ashtu ai është nënshtruar një “mësimi të disiplinës”.

Tottenhami është kthyer në stërvitje individuale, por Son mund të rikthehet kur të rifillojë stinori në Premier League në qershor.

Meshkujt në Kore të Jugut janë të detyruar të përfundojnë një shërbim ushtarak 21 muajsh para moshës 28-vjeçare.

Por, Son ka siguruar përjashtimin pasi udhëhoqi Korenë e Jugut drejt të artës në Lojërat e Azisë në Indonezi. Mirëpo, ai është i detyruar të kompletojë një shërbim trejavor, të cilin e ka nisur nga 20 prilli.