Gafa e Ambasadës së Kosovës në gjermani

Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Gjermani konkretizuan planin e bashkëpunimit për vitin 2021.
Këtë e bënë publike faqja zyrtare në Facebook e ambasadës së Kosovës atje. Ato u zotuan të thellojnë bashkëpunimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin që vjen.

Ambasadorët Artur Kuko dhe Beqë Cufaj me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë sot kanë nënshkruar Planin e Veprimit të Përbashkët të të dy Ambasadave të aktiviteteve kulturore e ekonomike me diasporën në vitin që vjen. Posa të lejojnë rrethanat pandemike, Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës në bashkëpunim me Konsullatat e Kosovës dhe Shqipërisë në Gjermani do të organizojnë një varg aktivitetetesh në Ambasadat në Berlin por edhe në qytete ku Konsullatat dhe komuniteti shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria janë të pranishëm.

Mirëpo në fotografitë e shfaqura të kësaj marrveshje të nënshkruar në prapavi shihet fotografia e ish presidentit Thaçi, i cili nuk më nuk mbanë postin e presidentit dhe është në mbajtje nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.