Gazeta gjermane e lavdëron ministrin Arben Vitia

Gazeta gjermane “Tageszeitung” e quan Arben Vitinë politikanin më të popullarizuar në Kosovë.Si ministër i qeverisë së Kosovës mjeku Arben Vitia po përpiqet të ndalë përhapjen e koronavirusit në Kosovë, shkruan “Tageszeitung”.

Sipas Tageszeitung , kjo nuk është punë e lehtë në një vend të varfër, në të cilin si pasojë e luftës gjendja e sistemit shëndetësor është e keqe. Vitia madje po përpiqet që t’i tejkalojë edhe konfliktet etnike mes serbëve dhe shqiptarëve gjatë pandemisë. Në të vërtetë, qeveria e kryeministrit Albin Kurti është shkarkuar para disa ditësh pas ikjes së LDK-së nga koalicioni, por Vitia mund të vazhdojë punën ai anëtar i kabinetit të shkarkuar – shkruan “Tageszeitung”.

Gazeta thekson se që në fillim Vitia ka urdhëruar kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe kjo për banorët e Prishtinës është pothuaj traumatike sepse mund të lëvizin në qytet vetëm 90 minuta. Çka e shquan ministrin e Shëndetësisë është “politika transparente e informimit”.

“Njerëzit nuk janë mësuar kështu, sepse qeveritë e kaluara konfliktet i kanë mbajtur të pazgjidhura duke i fshehur. Duke e ditur gjendjen e sistemit shëndetësor qeveria dëshiron të veprojë me vendosmëri, por në mënyrë transparente”, shkruan “Tageszeitung”.

Ndoshta kjo politike, supozon gazeta, ka ndikuar që gjendja me koronavirisun në Kosovë të mos jetë aq dramatike. Çfarë kanë arritur Vitia dhe qeveria e Albin Kurtit është që në strategjinë e përgjithshme të përfshijnë edhe pakicën serbe dhe pakica të tjera, në një vend të banuar me shumicë shqiptare.

Kurti dhe Vitia që nga fillimi kanë deklaruar se do t’i trajtojnë barabartë të gjithë qytetarët. Kurti, i cili është akuzuar se është nacionalist (i majtë), tha se serbët kanë të drejtat e njëjta si qytetarët e tjerë. “Serbia me gjasë ka besuar se qeveria e Vetëvendosjes nuk do t’i testonte serbët e Kosovës.

Por Serbia ishte e habitur kur e pa se ne nuk i ndajmë qytetarët sipas përkatësisë etnike”, deklaroi Kurti së fundi. Fakti që qeveria e Kurtit ka arritur të shtendosë raportin mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës është pothuaj e padurueshme për përfaqësuesit e qeverisë së mëparshme. Serbët e Kosovës lavdërojnë punën e Kurtit dhe ministrit të tij të Shëndetësisë. Edhe një pjesë e madhe e popullit shqiptar të Kosovës e mbështet këtë politikë.

Vëzhgues të shoqërisë civile vlerësojnë se Kurti në zgjedhjet e reja mund të marrë edhe më shumë mbështetje. //KosovoInsights