Gazeta serbe i quan “Përbindësha” Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin

Gazeta serbe “Kurir”, në numrin e sotëm i ka quajtur “Përbindësha” Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin që po akuzohen për krime lufte nga Gjykata Speciale, shkruan “Kosovo Insights”.

 

Në paraqitjen e parë ish-presidenti Hashim Thaçi, i ka hedhur poshtë të gjitha aktakuzat e Gjykatës Speciale.

Derisa gjykatësi e ka pyetur nëse i ka kuptuar akuzat, ish-shefi politik i UÇK-së ka deklaruar:

“I kam dëgjuar, lexuar dhe i hedh poshtë”

Ndërkohë avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, David Hooper, ka pasur kritika për praktikat e Gjykatës Speciale në fillim të seancës.

“Është me keqardhje që them se ky proces është realizuar pa e njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Unë ju premtoj se do të bashkëpunojë me gjykatën ashtu siç bëri Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Ne për herë të parë mësuam për këtë çështje…. Nuk kishte e mundur që të themelohet një trupë mbrojtëse”, potencoi Hooper.

Derisa,Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi në seancën dëgjimore në Hagë ka deklaruar se sa ishte zëdhënës i UÇK’së, nuk mban ë asnjë përgjegjësi për atë që është akuzuar nga Prokuroria Speciale.

 

“Unë fillimisht nuk kam menduar të marrë avokat mbrojtës, nuk e kam marrë me vullnetin tim. Ishte dëshira e familjes dhe shokëve që të kem një avokat dhe e pranova. Përndryshe, jam i bindur se nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit, as të mos veprimit. Detyra ime ka qenë publike. Kryesorja ka qenë zëdhënës i UÇK’së. Unë kam pasur detyra, por detyra që më ka flejtur ma së shumti në shpirt ka qenë zëdhënësi i UÇK’së. Gjithcka që kam bërë, ka qenë publike. Jo vec në gjuhen shqipe, por edhe në gjuhë të tjera. Unë kam qenë zëdhënës, i kam dhënë zë Ushtrisë Çlirimtare”, ka potencuar Krasniqi.

““Unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë. Sikur edhe një faj të kisha, nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme dhe padrejtësia ndaj meje është tepër e madhe Jam tepër i mllefosur sepse këtu gjendem pa të drejtë dhe më është bërë e padrejtë”, ka thënë Krasniqi.//Kosovo Insights