Gazetari Baton Haxhiu nuk i ndalë fyerjet drejtuar Albin Kurtit

Siç duket Baton Haxhiu ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti. Ai në emisionin “Pressing” të Leonard Kerqukit, e ka quajtur kryeministrin Kurti idiot politik.

Pasiqë ai u vetëshkarkua nga Klan Kosova, në televizionin ku ishte Drejtor, Baton Haxhiu tani ka bërë vend në Televizionin e Berat Buzhalës, T7. Gjuhën e fyerjeve ndaj Kurtit ai nga “Klan Kosova” e ka bartur në “T7”.  Gazetari Baton Haxhiu ka vite që e sulmon publikisht kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Karriera gazetareske e Baton Haxhiut përfundoi atëherë kur Kurti kishte vënë në pah lidhjet e Haxhiut me Stanishiqin, ish-Shefin e Sigurimit Sekret serb.

Haxhiu vazhdoi me kritikat ndaj Kurtit duke i cilësuar të papranueshme vlerësimet e Kurtit se qeverinë e tij e rrëzoi i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizonin T7, se Kurti nuk duhej assesi ta thoshte një gjë të tillë.

Me deklaratat për Grenellin, Kurti tregoi se është “idiot politik”, ka vlerësuar Haxhiu.