Gecaj, Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin i quan të pabesë

Shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe njëherit zyrtari i lartë i LDK-së, Bajram Gecaj, i ka reaguar ashpër deputetit Haxhi Avdyli, i cili e quajti komunist kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Gecaj i ka quajtur të pabesë Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin.

“Institucioni ynë kombëtar i BESËS SHQIPËTARE është ndërtuar mu për shkak të pabesëve si Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli!”, ka shkruar ai ne Facebook.