Geci: Nuk e votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike pasi ish-kryetarët e PDK-së janë të dyshuar për vrasjen e anëtarëve të LDK-së

Në seancën kur pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, ka potencuar se nuk e voton ligjin, pasi ish-kreret e PDK-së janë të akuzuar per vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

“Nënshkrimim tim e kam tërhequr pasi ish-kryetarët e partisë tuaj (PDK-së) janë të dyshuar për vrasjen e anëtarëve të partisë sonë”, ka deklaruar Geci.

Deputetes Geci pas kësaj deklarate i’u ndërpre fjala nga Nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci .

“Dje me datën 3 dhjetor 2020 më erdhi në gmail kërkesa pë seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.Nënshkrimim tim e kam tërhequr pasi ish-kryetarët e partisë tuaj (PDK-së) janë të dyshuar për vrasjen e anëtarëve të partisë sonë. Ne si familjarë po u dashka të frikësohemi nga falangat ruse dhe mos të kemi guxim të përmendim as emrat e familjarëve”, theksoi Geci.//Kosovo Insights