Gjermania mbështetë punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Berlini zyrtar, ka reaguar pas aktakuzave të ngritura së fundmi nga Gjykata Speciale.

Përmes një letre zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e ka vlerësuar dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit, andaj procesimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit, thuhet në reagim.

“Ne jemi në dijeni për dorëheqjen e presidentit Thaçi. Vlerësojmë deklarimin për bashkëpunim në mes të pandehurve dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit. Procesimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit”, thuhet në reagim.

“Gjermania edhe më tutje mbështetë punën e rëndësishme të Dhomave të Specializuara të Kosovës me personel dhe financa. Kosova është një partner evropian shumë i rëndësishëm me të cilin punojmë ngushtë”, potencon njoftimi.//Kosovo Insights