Gjobitet rëndë pas kërcënimit virtual të Presidentit Thaçi

2 mijë e 400 euro gjobë është dënimi që Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar Kujtim Pecit, i akuzuar për kërcënim të Presidentit Hashim Thaçi.

Gjykata vendosi dënimin me gjobë si zëvendësim të dënimit me 4 muaj burg.

Fillimisht, i akuzuari Peci kishte hyrë nē marrëveshje me Prokurorinë pë pranimin e fajësisë.

Kujtojmë se më 14 prill ndaj Kujtim Pecit është ngritur aktakuza e cila e ngarkon për kanosje të presidentit Thaçi.

Sipas prokurorisë, Kujtim Peci më 26 mars 2020, përmes rrjetit social “Facebook”, e kishte kanosur Presidentin.

Ai në një fotografi të armëve të postuar në “Facebook” kishte vendosur mbishkrimin si më poshtë:

“Sot i zhdrypa prej tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosovë nga Hashim Broja le te din Hashim Broja a kushdo qoftë aj se Ende jemi gjallë pjesa e veriut, Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum sta la me ba”, Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum sta la me ba”, kishte shkruar ai. //KosovoInsights