Gjykata Themelore e Gjilanit, ka marrë vendim për Nuhi Mavrovqani nga Kamenica për vrasjen e gruas së tij, duke i shqiptuar dënim të përjetshëm, nën akuzat për vrasje të rëndë.
I apastrofuari, e kishte pranuar fajësinë pjesërisht për vrasjen e gruas së tij, teksa sot aktgjykimi është shpallur nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore të Gjilanit.
Kujtojmë se rasti kishte ndodhur më 25 korrik në Kamenicë, teksa tanimë i dënuari e kishte kryer aktin me një mjet të fortë.//Kosovo insights