“Gjykata Kushtetuese është Gjykata e Hashim Thaçit”

Pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende s’ka marrë ndonjë vendim lidhur me kërkesën e parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje për votën e deputetit, Etem Arifi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar Këshilltari i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali.

“Gjykata Kushtetuese është Gjykata e Hashim Thaçit”, meqë s’po merr vendim edhe pas 4 muajsh për kërkesën e partisë së Kurtit, ka potencuar Tali.

“Gjykata Kushtetuese jo por Gjykata e Hashim Thaçit!!! Qe më shumë se katër muaj e gjysëm, nga 11 qershori, një kërkesë të parashtruar nga partia më e madhe në vend, ku ashiqare shihet se deputeti Etem Arifi votoi antikushtetutshëm, nuk është në gjendje ta vlerësojë?!Merre me mend?! A është e mundur kjo?!!!”, ka shkruar Driton Tali.