Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Qeverisë Hoti

Pas gjashtë muajve pritje, sot pritet të vendoset për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, kur Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër, transmeton “Kosovo Insights”.

Një njoftim për media, Gjykata Kushtetuese ka publikuar detaje për seancën dëgjimore që pritet të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00 e ku do të diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike, të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online), përmes platformës Zoom.

“Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online), përmes platformës Zoom. Gjykata ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate dhe në përputhje me udhëzimet e institucioneve shëndetësore për mbarëvajtjen e punës së gjyqtarëve gjatë seancës dëgjimore”, thuhet në njoftimin nga Gjykata Kushtetuese.//Kosovo Insights