Glauk Konjufca infektohet me COVID-19

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, është infektuar me COVID-19, shkruan “Kosovo Insights”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Konjufca përmes llogarisë së tij sociale, gjersa ka shkruar: “desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash”.

Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur, miq të çmuar, Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash.

Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.

Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë.//Kosovo Insights