Glauk Konjufca shtang Daçiqin në seancën e Këshillit të Sigurimit- Ku është Ukshin Hoti?

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po përfaqëson Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë seancë po flitet mbi raportin e Sekretatit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të bashkuara lidhur me situatën në Kosovë. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë komentuar Raportin tremujorë për zhvillimet që lidhen me Kosovën nga 16 shtatori 2019 deri më 15 mars 2020. Këtë raport e paraqiti shefi i UNMIK-ut, z. Zahir Tanin.

Megjithatë, ajo çfarë ka rënë në sy ishin poliemikat e Ministrit të punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Atë që nuk e kishte bërë askush më parë, e bëri Glauk Konjufca. Ai përmendi filozofin e madh dhe njëherit politikanin shqiptar të zhdukur nga okupatori serb, Ukshin Hotin.

Glauk Konjufca iu drejtua Daçiqit me thirrjen e kahmotshme të shoqërisë kosovare, lidhur me çështjen e të zhdukurve, duke i thënë:”Ku është Ukshin Hoti?”.

“Ukshin Hoti është arrestuar nga serbët për shkaqe politike dhe rojet e atij burgu e kanë nxjerrur zvarr dhe nuk është parë më, ku është Ukshin Hoti? Ku janë të gjithë personat e zhdukur?” ka thënë Ministri Glauk Konjufca në KS të OKB-së

Siç duket kjo pyetje e ka shtangur Daçiqin i cili nuk ka pasur koment lidhur me këtë gjë. Ai ka vazhduar duke thënë se reciprociteti me Serbinë duhet të hiqet në mënyrë që të vazhdoj dialogu.

“Kushtet për vazhdimin e dialogut mund të krijohen sapo pandemia të  kryhet. Është vetëm një hap që na ndan nga kjo, anulimi i tarifave dhe masave të reciprocitetet që janë në kundërshtim me çdo marrëveshje të Brukselit”, tha ai.

Gjithashtu, Ministri Konjufca në këtë seancë ka folur edhe për luftën ndaj virusit Corona, Rezolutën 1244, krimet e luftës nga ana e Serbisë, kërkoi lirimin e z. Nezir Mehmetajt, foli për reciprocitetin dhe bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme e fushatës për çnjohjet e Pavarësisë së Kosovës, kryesuar nga Ivica Daciq.

 

//KosovoInsights

Ndiqeni LIVE: