Godet deputeti i VV-së: Me qeverinë Kurti mjekët merrnin 300€ shtesë, derisa sot “qeveria” Hoti jep premtime koti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka shprehur indinjaten e tij në lidhje me mos pagesen shtesë të mjekëve nga Qeveria Hoti.

Ramandani ka thënë se me qeverinë Kurti, mjekët merrnin 300€ shtesë përtej pagës. Sot, “qeveria” Hoti jep vetëm premtime koti.

“Sot situata është tërësisht ndryshe. Qeveria ilegjitime dhe antiligjore nuk i ka paguar shtesat për mjekët në muajt qershor, korrik e as gusht. Virusi i rrezikshëm po vret njerëz më shumë se në fillim, por “qeveritarët” për vete marrin edhe mëditje për shëtitje, kurse mantelbardhët nuk i shpërblejnë për këtë angazhim më të madh se asnjëherë më parë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë :

Me qeverinë Kurti, mjekët merrnin 300€ shtesë përtej pagës. Sot, “qeveria” Hoti jep vetëm premtime koti.

Për fatin tonë të mirë, kur ka filluar pandemia në vendin tonë, e kemi pasur qeverinë Kurti që e ka mirëmenaxhuar situatën. Masat kanë qenë meritore karshi situatës dhe mundësive.

Dhe ata që ishin në krye të luftës me pandeminë, punëtorët shëndetësorë (pa dallim) janë paguar shtesë me 300€ përveç pagës bazë, për punën e palodhshme të cilën e kanë bërë.

Sot situata është tërësisht ndryshe. Qeveria ilegjitime dhe antiligjore nuk i ka paguar shtesat për mjekët në muajt qershor, korrik e as gusht. Virusi i rrezikshëm po vret njerëz më shumë se në fillim, por “qeveritarët” për vete marrin edhe mëditje për shëtitje, kurse mantelbardhët nuk i shpërblejnë për këtë angazhim më të madh se asnjëherë më parë.