Godet Pacolli: LDK, PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit u bënë bashkë kundër mërgatës

Pasi ka dështuar të miratohet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kuvendin e Kosovës, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar deputetja Fitore Pacolli, sipas të cilës LDK, PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit janë bërë bashkë kundër mërgatës, shkruan “Kosovo Insights”.

“Edhe sot në Kuvendin e Kosovës LDK , PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit si gjithnjë u bënë bashkë kundër mërgatës. Ata votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”, ka shkruar Pacolli.

Sipas saj, votimi i kësaj pike do të përsëritet përsëri në Kuvend. Tani mërgata duhet të organizohet e të bëjë presion mbi deputetët që votojnë kundër interesit të mëgatës e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës LDK , PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit si gjithnjë u bënë bashkë kundër mërgatës. Ata votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
Votuan kundër ndryshimeve që do të mundësonin votimin e mërgatës në ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës.
Votimi i kësaj pike do të përsëritet përsëri në Kuvend. Tani mërgata duhet të organizohet e të bëjë presion mbi deputetët që votojnë kundër interesit të mëgatës e shtetit të Kosovës.//Kosovo Insights