Godet Tomë Gashi: Edhe për këtë ndejë të Grenellit në Beograd, garant ka “faj” Albin Kurti!

Pas videos së publikuar nga emisari special i SHBA-së, Richard Grenell ku shfaqet duke festuar me krerët e shtetit gjatë vizitës në Serbi, ka reaguar avokati i njohur Tomë Gashi.

“Ju ploamelikanët pritne Grenin me maska, shkijet të entuziazmuar që ju ploAmelikanët ia hapët rrugën ministrit të Millosheviqit në Washington- në Shtëpinë e Bardhë, ata e pritën në këtë mënyrë” ka shkruar Gashi në Facebook.

Derisa ka ironizuar duke thënë se edhe për këtë ndejë në Beograd, garant ka ‘faj’ Albin Kurti!

Ky është postimi i plotë:

Grenelli: Natë e mahnitshme në Beograd, Serbët kënduan për Alabamën!

Ju ploamelikanët pritne Grenin me maska, shkijet të entuziazmuar që ju ploAmelikanët ia hapët rrugën ministrit të Millosheviqit në Washington- në Shtëpinë e Bardhë, ata e pritën në këtë mënyrë!

Derisa ne po merremi me Gjykatë Speciale të krijuar kundër vetvetes, serbët po pro amerikanizohen çdo ditë e më shumë, e jo sikur ju…

Edhe për këtë ndejë në Beograd, garant ka ‘faj’ Albin Kurti!//KosovoInsights