Grenell i mllefosur: Të shikohen vendbanimet e votuesve për t’u siguruar se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar

Richard Grenellit si duket nuk po i pëlqen avantazhi i dukshëm i votave , që ka marrë kandidati demokrat për president, Joe Biden, andaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twiter e ka shfaqur haptas mllefin e tij, duke thënë  se duhet të shikohen vendbanimet e votuesve për t’u siguruar se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar.

“Njerëzit e meritojnë ta dijnë nëse të ha votat janë të ligjshme. Shikoni në vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk kanë votuar mrekullisht. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell.