Grenell ka një lutje për komunitetin shqiptar në Amerikë: Ta bëjmë sërish Trumpin President!

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, përmes një video mesazhi u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve duke i inkurajuar që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi.

Mesazhi i plotë:

Po i shfrytëzoj pak minuta që t’i porosis miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe t’i inkurajoj që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen ne Ballkan dhe normalizimin ekonomik.

Ai e ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barak Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj.