Guilloi: Në seancën e sotme nuk do të caktohet data për fillimin e gjykimit ndaj ish-liderëve të UÇK-së

Përgjatë konferencës statusore të çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, gjykatësi i Speciales, Nicolas Guilloi ka potencuar se në seancën e sotme nuk do të caktohet data për fillimin e gjykimit ndaj ish-liderëve të UÇK-së, derisa nga Prokuroria është kërkuar që gjykimi të fillojnë në qershorin e vitit 2021.

Sipas Guilloit, sa më shpejt që të përfundojë procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga prokuroria, aq më shpejt do të vazhdohet me procedurën e gjykimit, derisa prokurorja e rastit ka thënë që jo i gjithë materiali ka nevojë për redaktim, andaj do të duhen katër ose gjashtë ditë pune për nxjerrjen e materialit për të realizuar afatin e tyre kohor prej 30 ditësh, për dorëzim.

“Jo i gjithë materiali kërkon redaktime, duhet tri ditë të plota për nxjerrjen e informacionit. Do të na duhet katër deri gjashtë ditë punë për informacione për nxjerrjen e materialit, për të realizuar afatin tonë kohor prej 30 ditësh. Çdo zgjatje mbi afatin kohor prej 30 ditësh do të na ndihmonte”, ka deklaruar ajo.//Kosovo Insights