Hapet ekspozita “Recetë kuzhine” e artistit Arianit Beqiri

Në galerinë Qahili të kryeqytetit, sot nga ora 16:00 është hapur për publikun ekspozita personale “Recetë kuzhine” e artistit Arianit Beqiri. Fokusi i artistit mbi dhunën ndaj grave është risi në artin vendor, dalja nga përditshmëria e trajtimit të kësaj teme spikatet nga puna e artistit Beqiri. Koncepti i ekspozitës konsiston në të zakonshmen e gruas dhe nënës shqiptare.

Për Kosovo Insights artisti Beqiri tha se: “Të qenurit amvise sot duket se është sinonimi i një të burgosuroje në kohëra postmoderne.Të jesh amvise sot është e ngjashme me dikë që është në burg. E kufizuar në muret e shtëpisë. Ekspozita “Recetë Kuzhine” e trajton këtë temë”.

Një nga vizitorët e ekspozitës, Aldona Gashi komentoi mbi ekspozitën e artistit Beqiri. Ajo tha se: “Ekspozitat e tilla janë të nevojshme për shoqërinë tonë dhe që trajtimi i temës së grave nga aspekti artistik i ka munguar vendit”.

Ekspozita do të jetë e hapur nga 9 nëntor deri me 9 dhjetor 2020. Kujtojmë se kjo ekspozitë ishte paraparë të hapet me datën 6 të këtij muaji mirëpo është shtyrë përshkak të masave të Qeverisë së Kosovës ndaj virusit Covid 19.//Kosovoinsights