Haradinaj: Pas tri-katër ditë e kanë marrë vesh familja që kam arritur mirë në Hagë

Para gjyqtarit të procedurës paraprake, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Nasim Haradinaj është ankuar se familja e tij nuk e ka ditur se ka arritur mirë në Hagë dhe se për arrestimin e ka kuptuar nga mediat.

Pas tri-katër ditë e kanë marrë vesh familja që kam arritur mirë në Hagë. Për arrestim e kanë marrë vesh nga mediat”, deklarojë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se nuk ia kanë lënë numrat e familjarëve, ndonëse ai i ka pasur ata në telefonin e tij personal.

Ai tha se nuk ka biseduar me familjarët e tij deri mbrëmë.

Haradinajt pasi që i është kërkuar të bëjë prezantimin, i janë lexuar edhe akuzat.

“Frikësim gjatë procedimit penal, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë të procedurave”, ka bërë të ditur gjyqtari.//KosovoInsights