Hashim Thaçi kërcënonte me dënim të rëndë presidentin Rugova (VIDEO)

Presidenti Hashim Thaçi, dikur kishte kërkuar dënim të rëndë për presidentin Ibrahim Rugovën, ndërsa sot, në një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri TV do të shprehej me superlativa për të, madje duke u përplasur edhe me moderatorin e emisionit “Çim Peka LIVE”.

Hashim Thaçi u shpreh se, “respektoj kontributin e presidentit Rugova. Unë kam qenë në luftë me Serbinë, jo me Rugovën”.

Por ndryshe ka qenë vite më parë kur vetë Presidenti Thaçi kërcënonte me dënim të rëndë presidentin Rugova pas takimit me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviç.

“Shkuarja e Rugovës në Beograd dhe shtrirja e dorës ndaj kriminelit të popullit shqiptar dhe gjithë Ballkanit nuk është gjë tjetër veçse atak i drejtpërdrejtë në luftë e drejtë çlirimtare të popullit shqiptar. Është atak ndaj SHBA-ve, NATO-s, bashkësisë ndërkombëtare dhe grupit të kontaktit. Veprimet e tilla antikombëtare të Rugovës do të dënohen rëndë”, do të shprehej Thaçi. //KosovoInsights

Çfarë deklaronte Thaçi për Rugovën: