Hashim Thaçi nuk kërkoi falje kur iu përkulë varreve me mbishkrimin “Viktima të terroristëve shqiptarë”

Kanë kaluar 3 vite e gjysmë prej kur Hashim Thaçi në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës u përkulë para varreve serbe ku mbi to shkruhej “Viktima të terroristëve shqiptarë”. 

Ai që nga ajo ditë asnjëherë nuk kishte kërkuar falje për këtë gjë. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë arsye të indinjohen nga ky fakt sepse Presidenti i Republikës në vend se të angazhohej për gjetjen e të zhdukurve të luftës së fundit, ai legjitimonte argumentet e Serbisë që UCK-ja ishte terroriste.

Ai në një intervistë për EuroNews pati thënë se kishte qenë larg frontit të luftës sepse ishte përfaqësues politik i UCK-së, kurse, në fjalimin e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-Së, ishte deklaruar se nuk e konteston që ndonjë luftëtar ka devijuar nga fisnikëria e luftës së lirisë.

Presidenti, kishte shfajësuar veten për periudhën e luftës mes popullit shqiptarë dhe shtetit serb, dhe kishte lënë fajtorë ushtarët që luftuan njëmend për çlirimin e plotë të trojeve të okupuara nga pushtuesi. Në Kosovë ai thurrë lavde për veten e luftën heroike të UCK-së, kurse, jashtë Kosovës, fajëson ushtarët për devijim nga fisnikëria e luftës.

Hashim Thaçi është takuar dhjetëra herë me Presidentin serb Aleksander Vuçiq dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ku kanë diskutuar për shkëmbim territoresh dhe implementimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Megjithatë planet sekrete të Presidentit Thaçi nuk u jetësuan sepse populli në Kosovë i kundërshtoi nëpërmjet protestave masive. //KosovoInsights