Haxhiu: Për rrëzimin e qeverisë, nuk ka nënshkrime të PDK-së, por laritje për t’u bërë pjesë e saj

Ish-ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu arsyetimet e Partisë Demokratike për të mos dhënë nënshkrimet e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të inicuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE i ka quajtur absurde, shkruan “Kosovo Insights”.

“Sjellja dhe arsyetimet e Partisë Demokratike për të mos dhënë nënshkrimet e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të inicuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE janë absurde”, ka potencuar Haxhiu.

Tutje, sipas saj, kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga nisja e mbledhjes së nënshkrimeve të mocionit të mosbesimit ndaj kësaj qeverie, por nuk ka nënshkrime të PDK-së. Në vend të tyre ka laritje për t’u bërë pjesë e qeverisë.

“Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga nisja e mbledhjes së nënshkrimeve të mocionit të mosbesimit ndaj kësaj qeverie. Që atëherë ka arsye, ka nismë, ka thirrje, ka adresë për rrëzimin e qeverisë, por nuk ka nënshkrime të PDK-së. Në vend të tyre ka laritje për t’u bërë pjesë e qeverisë”, ka theksuar Haxhiu.

“Sjellja dhe arsyetimet e Partisë Demokratike për të mos dhënë nënshkrimet e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të inicuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE janë absurde. Por vetëm deri në momentin kur e kupton se ky subjekt në fakt nuk është subjekt opozitar. Prandaj nuk sillet si një i tillë. Tjetër shpjegim nuk ka. Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga nisja e mbledhjes së nënshkrimeve të mocionit të mosbesimit ndaj kësaj qeverie. Që atëherë ka arsye, ka nismë, ka thirrje, ka adresë për rrëzimin e qeverisë, por nuk ka nënshkrime të PDK-së. Në vend të tyre ka laritje për t’u bërë pjesë e qeverisë”, ka potencuar Haxhiu.//Kosovo Insights