Haxhiu: Sa më shumë që injorojnë vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale

Ish-ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka shprehur entuziazëm pas fitorës pa balotazh të Vetëvendosjes në Podujevë, shkruan “Kosovo Insights”.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka theksuar se sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale.

“Sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale”, ka shruar Haxhiu.

Postimi i saj i plotë:

Sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale!.

Pas dy dekadash qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbje në zgjedhjet për kryetar të komunës. Shpejtim Bulliqi i LVV-së e mundi bindshëm Nexhmi Ruadrin e LDK-së.//Kosovo Insights