Hetuesit e Speciales arrestojnë Nasim Haradinajn (Video)

Pas arrestimit të kryetarit Organizatës së Veteranëve Hysni Gucati,  raportohet se hetuesit e Speciales  kanë arrestuar edhe nënkryetarin e organizatës Nasim Haradinaj.

Ai ka kërkuar që të pranishëm të jetë edhe Policia e Kosovës.

Haradinaj nuk ka pranuar që të futet në veturën e hetuesve të Speciales dhe ka pritur derisa kanë ardhur pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, tha Haradinaj.

Për arrestimin e tij, ai e ka fajësuar gazetarin Vehbi Kajtazi.//KosovoInsights

VIDEO EKSKLUZIVE NGA VENDI I NGJARJES