Hoti e bën fajtore gastronominë për rritjen e numrit të rasteve me COVID 19

“Patëm një takim me ministrin e Shëndetësisë, drejtorin e Institutit, drejtorin e Policisë, SHSKUK’së dhe të gjitha inspektoratet qendrore dhe lokale për të vlerësuar gjendjen dhe dakorduar për masat që duhet t’i ndërmarrim”, ka deklaruar Hoti.

Sipas tij, rastet ditëve të fundit janë shtuar nga gastronomia dhe institucionet.

“Në dy javët e fundit, nga data 4 tetor, numri i rasteve është në rritje. Ende jemi nën atë nivelin prej 50 raste në 100 mijë banorë, që është pragu që hyjmë në grupin e vendeve me rrezikshmëri për të udhëtuar dhe punuar, por duhet të kujdesemi ta mirëmbajmë këtë situatë”, deklarojë Avdullah Hoti.//KosovoInsights