Hoti po i numëron minutat si Kryeministër, Lista Serbe pro rrëzimit të Qeverisë

Qeveria Hoti, e ashtuquajtur edhe si jolegjitime, tanimë duket se i ka ditët e numëruara, pasi edhe Lista Serbe po e përkrah rrëzimin e Qeverisë, shkruan “Kosovo Insights”.

Koalicioni qeverisës, përtej skandaleve ka edhe mospajtime, fillimisht ishte AAK-ja, e tani edhe Lista Serbe.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka akuzuar Listën Serbe se po sillet si opozitë dhe i ka ftuar ata që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

Derisa Igor Simicin ka deklaruar se Qeveria nuk po respekton marrëveshjen e koalicionit, dhe për këtë arsye me shumë gjasa do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti.

“Lista Serbe, përkatësisht deputetët, nuk morën pjesë në punën e kuvendit sot dhe nuk do të marrin pjesë as në të ardhmen sepse nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit të cilën e kemi të nënshkruar. Ne kemi treguar në mënyrë të përsëritur dhe me konstruktivitet angazhimin tonë për të vepruar në përputhje me interesat e të gjithë qytetarëve, ne jemi pro interesit të qytetarëve, jemi pro zhvillimit ekonomik, dhe pro luftës ndaj pandemisë. Por, paraprakisht duhet të respektohemi si partner qeverisës. Ne e kemi marrëveshjen e nënshkruar në tavolinë dhe kërkojmë që e njëjta të respektohet. Për shkak të qëndrimeve ndaj Listës Serbe ne jemi duke menduar seriozisht largimin nga Qeveria” ka potencuar Simiq.//Kosovo Insights